Në ndalesën e autobusit me 1 kg drogë, 25-vjeçari përfundon në pranga në Brindisi. Ishte gati për të shkuar në Sicili me një çantë plot me marijuanë por karabinierët e kanë bllokuar pak para se të hipte në një autobus.

Shqiptari Arben Fasko është arrestuar nga karabinierët e Njësisë Investigative të Brindisit. Bashkë me të edhe një çift, një burrë dhe një grua me inicialet C.C., 28 vjeç dhe L.C., 35 vjeç të njohur për forcat e policisë për krime në lidhje me drogën.

brindisi shqiptari

Çifti po procedohet në gjendje të lirë për posedim me qëllim shpërndarje droge. Marijuana është sekuestruar, ndërsa 25-vjeçari shqiptar është mbyllur në burgun e Brindisit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb