Kristian Elezi, shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në një hotel në Brindisi nga policia italiane. 42-vjeçari i kërkuar nga autoritetet belge dhe i dyshuar si një prej kokave të një organizate kriminale që merrej me krimet kundër pasurisë, vjedhje dhe grabitje.

Cristian Elezi

Elezi është i dënuar për krime të bëra mes nëntorit 2007 dhe tetorit 2013, e sipas vendimit gjyqësor belg, duhet të vuajë dënimin me 7 vjet burg.

Elezi sekuestro

Policia ka gjetur në dhomën e hotelit 7700 euro, 3 telefona celularë dhe një kartë sim. Për një tjetër shtetas shqiptar, 36 vjeç, me inicialet K.K. që ishte në shoqëri të shumëkërkuarit, po kryhet nga zyra e emigracionit në kuesturën e Brindisit procedura për dhënien e ekspulsit. 36-vjeçarit i janë sekuestruar një disa orë dhe bizhuteri ari.

Elezi sekuestro 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: