Zyrtarë të kompanisë suedeze Volvo, pretendojnë se e kanë prodhuar makinën SUV që është më e sigurta.

Megjithëse kjo nuk është vërtetuar, XC60 që është prezantuar në Geneva Motor Show, shihet se është mjaft i qëndrueshëm dhe me mundësi të lëviz sigurt.

Makina sportive dhe e përshtatshme për familje, ka të integruar një sistem që e ndalon makinën dhe e largon anash nëse në afërsi ndodh ndonjë aksident. Po nëse makina është duke lëvizur me 50 deri në 100 kilometra në orë, ajo mund të parashikojë përplasjen e mundshme dhe të kthejë timonin automatikisht.

Në anën tjetër, ky SUV është i lartë dhe i gjerë, ka hapësirë të madhe që ofron shumë komoditet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: