Dihet tashmë që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është tifoz i thekur i Juventusit. Këtë ai e ka shprehur disa herë publikisht, por përveç kësaj e kemi parë teksa shpesh herë vesh dhe xhupin me logon e klubit italian.

Fitoren e djeshme të “Zonjës së Vjetër” ndaj Portos në Champions League, Rama e përshëndeti me një foto në profilin e tij në Facebook.

Nuk kanë munguar komentet nga fansa të ndryshëm. Një komentues i shkruan se bardhezinjtë nuk fitojnë Championsin asnjëherë, ai dhe Braçe sipas tij duhet të presin dhe shumë.

“Po ju juventinët kot e keni, shkoni deri në fund pastaj aty vazhdon zhgënjimi i madh më vjen keq për ty dhe Braçen që mbetet gjithë jetën duke pritur për të fituar një Champions por ta dish më përpara bëhet Basha kryeministër se Juventusi kampion Europe”, – shkruan komentuesi.

Kryeministri nuk e ka lënë pa i kthyer përgjigje dhe i shkruan: “Je i vogël ti Geraldo dhe nuk i mban mend Kupat e Kampionëve të Juves dhe as nuk e kupton që Juvja nuk është skuadër futbolli, është besim”.

rama

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: