Kompanitë teknologjike janë në garë për ndërtimin e trenit të së ardhmes. Për momentin janë 3 projekte të cilat pritet të modernizojnë transportin hekurudhor në botë. Projekti “Hyperloop” ose i trenit të zërit i miliarderit Elon Musk nga Koreja e Jugut, i cili ka testuar një sistem i cili u lejon trenave të udhëtojnë me shpejtësi të lartë. Objektivi është që kjo teknologji të shfrytëzohet deri në vitin 2020. Projekti “IronLev” i Shkollës Universitare Superiore “Sant’Anan” në Piza, i bazuar në një përmirësim të trenit me shkëputje magnetike që është përdorur në Kinë.

Teknologjia italiane nuk do të funksionojë me energji elektrike, por do të shfrytëzojë disa “patina” që do të përdorin përshkueshmërinë magnetike.
Ndërkohë, “Korea Research Institute”, së bashku me disa universitete koreano-jugore, po studion një tren që mund të udhëtojë me mbi 1000 km/h, duke shfrytëzuar hekurudha me tuba me presion të ulët.
Deri tani, rekordin për trenin më të shpejtë e mban TGV franceze, me shpejtësi 574,8 km/h.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: