Mercedes ka njoftuar një model të ri për gjeneratën e ardhshme të A-Class me një koncept të ri A Sedan, i cili është zbuluar në panairin e veturave në Shangai.

Ky koncept shfaq pamjen e gjeneratës së ardhshme të markës, në mënyrë specifike të gjeneratës së katërt të A-Class, të cilin si duket se do ta ofrojnë edhe si model ‘saloon’.

Ky koncept është më i gjatë se versioni i tanishëm, por më i ngushtë.

Shefi i dizajnit në Mercedes, Gorden Wagener ka thënë se: “Gjeneratat e ardhshme tona për veturat e vogla, mund t’i ndërtojmë që nga fillimi. Propozimi do të jetë i njohur, dhe prapë do të jetë A-Class, por ne vetëm se e kemi bërë shumë më të mirë. Kjo veturë është me rrotat e para aktive por do të ofrohet edhe me të pasmet aktive. Gjenerata e ardhshme do të duket edhe më sportive, në një stil shumë të pastër”.

Sipas “Auto-express”, Mercedes A-Class saloon do të dalë në shitje në vitin 2018, duke ju bashkuar CLA coupe me katër dyer dhe GLA crossover.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: