GREQI- Një diplomat i ambasadës ruse në Athinë është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, ndërsa policia greke nga hetimet paraprake thotë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Andrey Malanin, 54 vjeç është gjetur i vdekur nga stafi i ambasadës në dyshemenë e banjës së tij, deklaroi një oficer i policisë greke.
Sipas faqes së internetit të ambasadës ruse, Malanin ishte kreu i shërbimit konsullor rus.

Policia greke ka nisur një hetim dhe autoritetet po presin raportin mjeko ligjor por deklarohet se nuk ka pasur asnjë shenjë të hyrjes me forcë në vendin ku diplomati është gjetur i vdekur.

“Nga këqyrja paraprake kemi të bëjmë me shkaqe natyrale”, tha oficeri i policisë.

Policia tha për Associated Press se nuk kishte shenja dhune në trupin e konsullit rus, por një njësi e specializuar për hetime vrasjesh gjithashtu po heton për shkak të statusit të tij si diplomat.

Vdekja e tij vjen tre javë pasi ambasadori rus në Turqi Andrei Karlov u vra nga një polic ndërsa mbante një fjalim në një ekspozitë fotografish në Ankara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: