SHBA- Një person i armatosur është arrestuar pasi hapi zjarr në një shkollë të mesme në Florida të mërkurën, duke lënë 17 të vdekur dhe 50 të plagosur. Ish-student i kësaj shkolle, Nicolas de Jesus Cruz, 19 vjec, rreth orës 14:00 (ora lokale në SHBA) hyri në Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland, i armatosur dhe filloi të shtinte me armë në drejtim të nxënësve, shkruan BalkanWeb.

Policia e Floridas konfirmoi se 17 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Cruz ishte armatosur me një pushkë AR-15.

Më parë i riu ishte dëbuar nga shkolla për ‘arsye disiplinore’. Autoritetet tashmë kanë filluar të zbulojnë llogaritë e mediave të tij sociale dhe raportojnë se disa nga gjërat që ai kishte postuar në rrjetet sociale ishin ‘shumë shqetësuese’.
Ky është Nicolas Cruz, 19 vjeçari që kreu krimin makabër:
493907B100000578-5392559-image-a-11_1518651676343
Studentët e traumatizuar thanë se pasi dëgjuan të shtënat me armë, ata e dinin se do të ishte Cruz, ndërsa një mësues tha se ai ishte identifikuar si një kërcënim potencial për shokët e klasës së tij që vitin e kaluar.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb