SHKODER- Ky që shihni në foto është Edmir Nilaj 21-vjeçari nga fshati Vukël i Malësisë së Madhe, i cili ka marrë një plumb në kokë, por edhe dëmtime në kafkë teksa është goditur në një lokal natë në zonën e Bërdicës në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:35 në fshatin Beltojë të njësisë Bërdicë, ndërsa 21-vjeçari ndonësë u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ndodhet në gjendje kritike për jetën.
auto-edmir-nilaj1504445390_1504446137-9810923
Policia dyshon se autor i plagosjes së rëndë është shtetasi Admir Dekovi. “Shkodra News raporton se Konflikti ka nisur fillimisht në lokalin e natës, me muzikë live dhe balerina ku 21-vjecarit Edmir Nilaj ndodhej me disa shokë. Këtij të fundit i ka humbur një celular në lokal dhe ka nisur debatin me disa persona në një tavolinë ngjitur me të.

Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes Admir Dekovi i cili punonte si bodiguard. Më pas të gjithë bashkë kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin. Në një moment Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht derisa Dekovi dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe po ashtu e ka goditur 21-vjecarin.
shkoder-plagosja
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: