GREQI- I riu që shihni në foto është 29-vjeçari shqiptar, një nga 19 viktimat e përmbytjeve masive që goditën Greqinë. Petro Koleci, nga fshati Koder, Livadhja i Bashkisë Finiq jetonte prej gati 25 vitesh në shtetin grek, ndërsa banonte në Mandra të Athinës, atje ku ishte edhe kryeqendra e përmbytjeve të mëdha.

Shqiptari, Petro Koleci
Shqiptari, Petro Koleci

Trupi i të riut, i cili punonte si hidraulik, u gjet mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës. Shqiptari rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Mësohet se i riu ishte djali i vetëm i familjes Koleci, ndërsa “BalkanWeb” ka siguruar fotot e të ndjerit.

Petro Koleci, viktima
Petro Koleci, viktima

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha në Mandra, ku u dëmtuan qindra godina. Ndërkohë mijëra njerëz humbën mundin e një jete të tërë, shumë shkolla e fabrika u përmbytën, automjete të flakura tej sikur të ishin lodra, e mes tyre trupa të pajetë që ende vazhdojnë gjenden në det.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb