KORCE- Kjo që shihni në foto është Grejsi Prifti nëna e re, 20-vjeçarja që humbi jetën sot në spitalin e Korçës, ku kishte shkuar të mjekohej për tensionin e lartë.

“Balkanweb” mëson se pak minuta para se të shkonte në spital e reja ishte ankuar në familje për gjendjen e saj shëndetësore. “Kam një dhimbje në kraharor, nuk po mbushem dot me frymë”,- mësohet të ketë thënë ajo, siç raporton “BalkanWeb”.
grejsi-prifti-1

grejsi-prifti-2

Gazetarja Iris Rezhda konfirmoi se 20-vjeçarja kishte pasur një shtatzëni me probleme, ndërsa gjatë gjithë kohës vuante nga tensioni i lartë. Për këtë arsye një muaj më parë ajo u shtrua në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, ndërsa 20 ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë përmes një ndërhyrje kirurgjikale.

Por edhe pas lindjes, duket se ka pasur vazhdimisht probleme me tensionin. Edhe sot, siç konfirmojnë familjarët për “BalkanWeb” ajo është ndjerë keq dhe ka shkuar në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë menjëherë.

Familjarët jashtë kamerës pretendojnë se shkak i vdekjes ka qenë mjekimi i pakujdesshëm. Ndërkohë që trupi i së resë është dërguar pranë morgut të spitalit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, që mund të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb