VLORË- I veshur me pantallona të zeza e bluzë rozë, vlonjati Mikel Kasaj (personi që shihni në foton e siguruar për “BalkanWeb”nga gazetari Enrik Mehmeti) arriti të arratiset sot nga salla e gjykatës së Vlorës, sapo kreu i këtij institucioni, Skënder Haluçi dha vendmin.

Ai u dënua me 3.4 vite burg për rrëmbimin e një personi, pasi perfitoi nga gjykimi i shkurtuar, por pikërisht në ato momente, kur mungonin edhe përforcimet, Kasaj arriti t’ja mbathë.
mikel kasaj
I ndihmuar edhe nga fakti që nuk ishte i prangosur në sallën e gjyqit, vlonjati ka zgjedhur të ikë me vrap, pasi ka kapëryer mbi tavolinë. Kjo ia ka bërë më të thjeshtë daljen nga salla gjyqit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.05.2018, rreth orës 10:25, Salla Operative Vlorë është njoftuar se prej ambienteve të Gjykatës Vlorë ku shërbimet e IEVP-së kishin dërguar për masë sigurie shtetasin Mikel Kasa, 29 vjeç, ky i fundit është arratisur.
Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të këtij shtetasi në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë.
Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.
Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb