TIRANE- Ashtu siç u tha, seanca e paradites së sotme, e para e këtij sesioni të ri Parlamentar ishte e shkurtër dhe proceduriale.

Përveç krijimit të sekretariatit të përkohshëm, në këtë seancë u krijua edhe komisioni me 9 emra deputetësh që do të verifikojnë mandatet e 140 ligjvënësve të rinj.

Komisioni ka në përbërjen e tij 5 anëtarë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita. Kryetarja e komisionit për verifikimin e mandateve do të jetë Vasilika Hysi, ndërsa siç duket në fotot e siguruara nga gazetarja Elda Menga për BalkanWeb ata kanë nisur menjëherë nga puna.

Kryetare:
Vasilika Hysi

Anëtarë:
Ulsi Manja,
Adnor Shameti,
Vangjel Tavo,
Klotilda Ferati
Alket Hyseni
Ervin Saljani
Gent Strazimiri
Luciano Boçi

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb