GREQI– Mediat greke kanë publikuar fotot e tre shqiptarëve të cilët u arratisën mëngjesin e sotme nga qelia e paraburgimit në lagjen “Argjirupi” në Athinë. Tre shqiptarët kanë sharruar kangjellat dhe janë hedhur nga 10 metra lartësi.

Të arrestuarit ishin pjesë e bandës me 5 veta që u kapën në 13 qershor me akuzën e 72 vjedhjeve në zonën e Atikës me një vlerë mbi 400 mijë euro.

Sipas deklaratës për shtyp të policisë greke, banda përdorte metoda speciale vjedhjeje, përcaktonin shtëpinë pasdite dhe natën hapnin dyer e dritare dhe rrëmbenin para dhe bizhuteri të shtrenjta.

Sipas shefit të policisë greke, nga ana e punonjësve të policisë ka pasur ankesa për kushtet e ndërtesës pasi është një ndërtese që merret me qira tek privati. Ndërtesa ku u arratisën shqiptarët nuk ka as ashensor, as parking si dhe nuk ka kushte sigurie për të qenë komisariat policie.

Shqiptarët ishin të specializuar në alpinizëm-kacavjerrje dhe kështu arrinin të hapnin shtëpi të pallateve shumëkatëshe. Tre të arratisurit do përballen dhe me akuzat e tregtisë së drogës pasi në shtëpinë e kapobandës u sekuestruan 18 kg kanabis dhe 3 peshore.
image (1)
image (2)
image (3)
image
greqi
image (4)
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb