BRITANI E MADHE – Ka ndërruar jetë në moshën 53–vjeçare legjenda e muzikës botërore, George Michael. Këngëtari, i cili e nisi karrierën në vitet ’80 me duon “Wham!”, dhe më pas e vijoi suksesin e tij si performues solo, ka vdekur në shtëpinë e tij.

Paraprakisht, policia thotë se vdekja e Michael ka ardhur për shkaqe natyrale. Mediat e huaja shkruajnë se “zemra e la në baltë këngëtarin në moshë të re”.

Mësohet se legjenda e muzikës ndërroi jetën në banesën e tij në Oxfordshire, në orën 13:42 (me orën lokale) ditën e Krishtlindjeve.

Zëdhënësi i kengëtarit, Michael Lippman, i cili dha lajmin e hidhur të vdekjes ka thënë se këngëtari ka vdekur nga një atak kardiak dhe ka kërkuar privatësi dhe respekt për flamijen në këto momente kaq të vështira.

Ndërkohë që përpra shtëpisë së tij në Londër kanë nisur homazhe nga fansat e tij nga e gjithë bota.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb