Libohova është rizgjuar nga tingujt e muzikës duke çelur zyrtarisht sezonin turistik.

Në fjalën përshëndetëse kryebashkiakja Luiza Mandi vlerësoi se Libohova ndonëse është një vend i vogël ka resurse të mëdha për zhvillimin e turizmit kulturor.

Kalaja e Libohovës, monumenti më i rëndësishëm i këtij qyteti pas shumë vitesh braktisje do t’i nënshtrohet restaurimit.

Në panair u prezantuan relike të qytetit të ruajtura me fanatizëm, ekspozita artistike dhe gatime të zonës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb