Dhjetë vjet nga vdekja e Luciano Pavarotit, në Modena në 6 shtator 2007, në Arena di Verona do të mbahet një event i denjë për superstarin botëror që u bë një tenorr i famshëm.

Në koncert do të marrin pjesë nga Placido Domingo tek Jose Carreras, pjesë e skuadrës historike të tre tenorëve, deri tek Zucchero, Nek, Eros Ramazzotti, Giorgia, Il Volo, 2Cellos, Fiorella Mannoia, Massimo Ranieri dhe Andrea Bocelli.

Në skenë do të ngjiten edhe miq të cilët e kanë shoqëruar Pavarotin në karrierën e tij të gjatë. Në teatrin e Modenas, që mban emrin e tij, koncertet në nder të tij kanë nisur që dje.

Tenori i famshëm Luciano Pavarotti vdiq në 6 shtator 2007 në moshën 71-vjeçare në qytetin e Modenas, pas një beteje të gjatë me kancerin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: