SHKODER – Një automjet është aksidentuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Bahçallëkut. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin.

Dyshohet se në mjetin e rrëzuar ka 2 persona, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore. Pas rënies së makinës në lumë, policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

BalkanWeb ka siguruar disa foto nga vendngjarja, edhe pse makina, e tipi Ford Focus ngjyrë blu nuk duket me sy të lirë.

Ka nisur puna për nxjerrjen e saj, ndërkohë që priten dhe polumbarët nga Tirana.

Gazetar Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se sapo ka mbërritur një vinç për t’u futur në bregun e lumit Drin për të nxjerrë Fordin me dy persona brenda.

Makina dyshohet se ka rënë 5 metra nën sipërfaqen e ujit. Është futur në një rrugë dytësore ku jetojnë banorë të komunitetit rom.

Nga rruga kryesore deri në rrugën në të cilën ka rënë makina është rreth 25 metra, prandaj dyshohet se kanë qenë me shpejtësi të madhe.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: