TIRANE – Këngëtarja e njohur Ronela Hajati prej katër vjetësh ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, babanë. Babai i këngëtares është gazetari dhe publicisti i njohur Marash Hajati i cili ndërroi jetë më 28 mars të 2013-ës.

Kjo datë mesa duket e trishton dhe i kujton më shumë Ronelës, humbjen e babit, gjë që e shpreh me një dedikim të veçantë në rrjetin social Instagram.

ronela

Ajo është shprehur se mungesa e tij për të është aq e pabesueshme, sa ende shpreson ndonjëherë që ai të kthehet sërish në shtëpi, që t’i sillte diçka të mirë në kohën e drekës, zakon ky që ai e kishte gjithmonë, thotë këngëtarja.

Përmes këtij shkrimi, këngëtarja Hajati i ka bërë edhe një premtim serioz të atit, duke i thënë që do donte që babai i saj të shihte se si vajza e saj do të bëhet e suksesshme si ai.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb