Maqedoni- VMRO-DPMNE ka bërë një thirrje për mbledhje urgjente të Komiteteve Komunale të partisë në të gjithë Maqedoninë. Sipas asaj që raportojnë agjencitë maqedonase të lajmeve lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski kërkoi nga strukturat partiake në çdo nivel që të ngrihen në këmbë dhe të dalin në sheshe për mbrojtjen e interesave kombëtare të Maqedonisë. Deri në orët e vona të së premtes, mitingje përpara selisë së partisë janë zhvilluar në Shkup, Manastir, Ohër, Prilep, Kavadar, Kumanovë, Strugë dhe qytete të tjera. Në Shpalljen e Gruevskit ftohen anëtarët e VMRO-DPMNE që “gjatë ditës së nesërme (sotme) duhet që të mbani një seancë të jashtëzakonshme të Komiteteve Komunale në një format të zgjeruar, me të gjithë kryetarët e komiteteve lokale. Që sonte (mbrëmë) njoftoni të gjithë anëtarët se duhet të jenë të pranishëm në këto takime. Po shkojmë në ofanzivë, na është sulmuar Atdheu, Maqedonia duhet të mbrohet. Pason një periudhë e trazuar, pranverë me shumë energji dhe luftë për VMRO-në dhe Maqedoninë. Ne do të fitojmë!”, – thuhet në mesazhin drejtuar strukturave të partisë së Gruevskit.

vmroborba_1487963730-1531565

FOTO NGA MITINGJET E DEGËVE TË VMRO-DPMNE NË QYTETET E NDRYSHME TË MAQEDONISË

Manastir

bitola-4

bitola-2

bitola-1

bitola

Ohërohrid-1

bitola 1

bitola 2

bitola

 

Strugë

struga-2

struga-1

Gazi Babë

gazi-baba

gazi-baba-1

 

Kavadar

kavadarci

 

Prilep

prilep-2

prilep

 

Kriva Pallankë

palanka-2

palanka-1

Berovë

berovo-1

berovo

 

Kisella Voda

kisela-voda

 

Karposh

karpos-1

karpos

 

Kumanovë

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb