Marcelo vjen protagonist këtë herë jo në fushë por jashtë saj. 5 shkurti është datë e veçantë sa i përket ditëlindjeve të futbollistëve. Ronald, Neymar, Tevez, Maldini e futbollistë të tjerë të famshëm urohen nga shokët në këtë datë dhe këtë e bëri edhe Marcelo përmes rrjeteve sociale.

marc

Fotoja e postuar nga Marcelo

Ai e uroi Ronaldon dhe Neymarin, duke postuar nga një foto me secilin. Por, ndjekësve të Marcelos, tifozë të Realit nuk u pëlqeu fotoja me lojtarin e Barcelonës dhe ia shprehën këtë përmes komenteve në profilin e tij.

“Qepeni gojën ju idiotë …”, ua ktheu braziliani, që njihet për kundërsulme të shpejta edhe në fushën e lojës./gazetametro

Postimi i Marcelos ky i fyen disa ndjekës në rrjete sociale:

mar

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: