GREQI – Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke si pjesë e një operacioni anti-drogë. Aksioni u zhvillua në kufirn greko-shqipta në një zonë pyjore në Kallpaq pranë Kakavijës.

Policia fqinje prangoi dy shqiptarë të moshës 20 dhe 35 vjeç, që po kalonin në këmbë kufirin e gjelbër.

Ata po transportonin 4 çanta me 23 pako që përmbanin 29 kg e 250 gram marijuanë. Mësohet se dy trafikantët tentuan të largoheshin duke lënë çantat e duke u hedhur në lum.

Megjithatë ata nuk mundën t’i shmangeshin arrestimit nga policia greke.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: