TIRANE– Sekuestrohen 50 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në një automjet në zonën e Kamzës. Bëhet fjalë për një operacion në siglën “Stop”, mes policive të Lezhës, Tiranës dhe Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Policia e Lezhës ka ndjekur nga ky qytet deri në Kamzë 3 automjete, njërin tip “Jeep” ku ndodhej droga, dhe dy mjete shoqëruese.

Automjeti “Jeep” ka qenë i mbushur me thasë me kanabis, të cilat pavarësisht se ishin të dukshme, nuk kanë përbërë shqetësim për trafikantët. Në zonën e institutit bujqësor në Kamzë policia ka ndërhyrë duke ndaluar mjetet.

Drejtuesi i makinës që transportonte drogën ka deklaruar për policinë se makina ishte e mbushur me thasë me jonxhë, por pas kontrollit u zbulua se në fakt ishte kanabis.

Në pranga janë vënë 4 persona: Edmir Luka, 34 vjeç, banues në Krujë; Nikë Vatnikaj, 23 vjeç; Qerim Kolgjini, 23 vjeç; dhe 17-vjeçari me iniciale D. G, të tre banues në Tiranë.

Droga mësohet se ishte gati për tregtim, ndërsa po hetohet për zbardhjen e prejardhjes dhe destinacionit të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: