Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të falënderuar 11 fansat e saj në Instagram.

Këngëtarja ka zgjedhur të postojë një foto nga shtrati, ndërsa në gjoks ka shkruar numrin 11 si shenjë falënderimi për gjithsecilin nga fansat në Instagram.

‘Kjo është për të gjithë ju 11 milionë, faleminderit shumë. Kam shumë për t’iu dhuruar juve sivjet”- ka shkruar ajo në fotografinë e publikuar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rita Ora shfaqet me poza të nxehta. 26-vjecarja tani është duke udhëhequr edicionin e tretë si anëtare kryesore dhe prezantuese e emisionit të modës “America’s Next Top Model”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: