SHBA – Zonja e Parë e re SHBA-ve, Melanie Trump e tregoi edhe një herë se ajo di të jetë një ikonë mode. Ditën e inaugurimit të bashkëshortit të saj, Donald Trump si presidenti i ardhshëm i SHBA, Melania zgjodhi të vishte një fustan bojëqielli të ‘Ralph Lauren’, stilisti i preferuar i Hillary Clinton shkruan Daili Mail.

Melanie e kishte kompletuar veshjen e saj elegante me një palë këpucë elegante me takë të lartë dhe një palë doreza, gjë të të sillte në mendje imazhin e ish-Zonjës së Parë të Amerikës, Jacqueline Kennedy. Në vitin 1961, ditën e inaugurimit të John F. Kennedy si president i SHBA-ve, zonja e parë e atëhershme kishte veshur një fustan të ngjashëm me ngjyrë të zezë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: