Ceremonia martesore e Getoar Selimit me prezantuesen bionde Marina Vjollca, në tendën e ngritur në Gjirin e Lalzit, bëri bujë të dielën e 10 shtatorit, pasi çifti u ngjitën në altar me bekimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por mediat e Kosovës nuk harruan të kërkonin mes 300 të ftuarve të çiftit praninë e ndonjë prej ish-të dashurave të reperit më të famshëm ndër vite, i vetëquajtur si MMV (Më i madhi në vend).

Ndër lidhjet publike të tij, revista “Kosovarja” përmendi ato me Hana Shehun, Florenta Islamin dhe moderatoren simpatike të “Prive” në “Klan Kosova”, Liberta Spahiun. Kjo e fundit, edhe pas ndarjes ka vazhduar ta mbështesë mediatikisht liderin e “Babastars”, madje edhe të flasë në emisionin e saj për të, duke renditur sukseset e tij, dhe të rejat në muzikë, e madje të flasë edhe për jetën e tij private.
ll_1492782802-3976148
Por pavarësisht kësaj marrëdhënie të mirë në distancë me reperin, Liberta nuk ishte në listën e të ftuarve të çiftit, ndoshta edhe për shkak të xheozisë së Marinës, sipas hamendësimeve të mediave kosovare.

Por edhe pse Liberta nuk ishte në dasmë, ajo kishte dërguar në ceremoni kolegët e saj të “Prive”, të cilët ishin aty për ta furnizuar me lajme nga dasma. Në një formë edhe Liberta ka qenë e pranishme, po a i ka pëlqyer kjo gjë Marinës, ishte pyetja e ngritur nga mediat e Kosovës, në ditën e dasmës së saj.

KUR LIBERTA SPAHIU RRËFENTE NDARJEN NGA GETOARI: NUK I DETYROHESHIM NJËRITJETRIT PËR ASGJË…
Nuk e ka përjashtuar veten nga rrëfimet për jetën e saj në edicionin special të emisionit “Prive reality”, vitin e kaluar. Një segment i emisionit vuri në qendër prezantuesen shumë interesante të Kosovës, Liberta Spahiu, duke iu përgjigjur pyetjeve të të ftuarve, si dhe asaj të Bleros për arsyen e ndarjes nga lideri i “Babastars”, Getoar Selimi, nga i cili deklaroi se ishte ndarë për shkak të punës.

Se sa e rëndësishme ishte kjo histori për Libertën dhe të tjera sekrete, ajo i rrë- feu më pas më hollësisht në media. “Kjo nuk ishte për shkak të ndonjë dehjeje romantike. Ishte më shumë si një meditim racional. Unë dua që gjërat të jenë të drejta.

Por unë veprova me ndërgjegje, sepse askush s’i detyronte askujt asgjë dhe s’kishte ndodhur asgjë mes nesh që të kërcënohej dikush, apo të humbte diçka që ishte ndërtuar. Thjesht ishte një aksident”, citohet të jetë shprehur ajo për një revistë shqiptare për lidhjen me Getoar Selimin.

ÇUDITË NË DASMËN VIP; REPERI QË ZGJODHI MOXARTIN, DHE NUSJA E FAMSHME QË MORI MBIEMRIN E BURRIT
Kryefjala e natës së 10 shtatorit ishte dasma e një prej çifteve më të pëlqyera të showbizi-t shqiptar, Marina dhe Getoari. Në një ceremoni madhështore të mbajtur në Gjirin e Lalzit, Marina dhe Geti kurorëzuan lidhjen e tyre disavjeçare. Kulminant ishte çasti kur Marina dhe Getoari i thanë “po” njëritjetrit, për të vazhduar me puthjen në buzë. Nuk mbajtën fjalime për të premtuar lumturi të përjetshme, pasi këtë gjë e shprehën me shikim dhe me duart e kapura që nuk ia lëshuan njëritjetrit gjatë betimit në altar para familjarëve dhe Zotit.

Dhe ashtu siç e do zakoni, Marina zgjodhi të mbajë mbiemrin e bashkëshortit. E tashmë nuk është Marina Vjollca, por Marina Selimi. Por çfarë ndodhi në breg të detit, në dasmën e organizuar në Gjirin e Lalzit? Marina dhe Getoari e konsideruan veten një nuse e dhëndër sa romantikë, aq edhe ekstravagantë. Celebrimi nisi rreth orës 18:30 në një altar me dekor asimetrik, kryesisht me lule bore dhe orkide, që pas kishte detin, qëndronte para një tapeti të bardhë dhjetëra metra të gjatë dhe rreshtave të karrigeve, ku u ulën me radhë rreth 80 persona.

Geti do të hynte me muzikën e Mozart-it me një beat hip hop-i, veshur me kostum “Philipp Plein”, këmishë “Karl Lagerfeld”, papijon “Lanvin” dhe këpucë “Christian Louboutin”, duke i dhënë atmosferës një ton solemn. Ai u vendos në altar pranë mikut të tij që kishte zgjedhur si dëshmitar, ndërsa në anën tjetër qëndronte dëshmitarja e Marinës, që ishte Jori, mbesa e saj. Marina hyri disa çaste më pas, e shoqëruar nga djali i tezes, nën tingujt e këngës “You look so beautiful in white”. Nusja veshi një fustan të krijuar enkas për të nga “Class Atelier”, i punuar me dorë për një muaj me radhë nga 10 mjeshtre dhe qëndistare.

Të vetmet bizhuteri që përdori për të plotësuar pamjen ishin vathët nga “Estel Jewellery”, të florinjtë, me gurë diamanti dhe me safir të bardhë. Ndërsa këpucët ishin të markës “Jimmy Choo”. Kur mbërriti në altar, Geti e puthi në ballë, duke ia shtuar emocionet atij çasti dhe më pas të dy ishin gati për të dëgjuar formulën e betimit. Ndërkaq, mjedisi i darkës priste festën, një atmosferën e dasmave amerikane të Bregut Perëndimor. Vallëzimi i parë ishte me këngën e Rihanës, “Love on the brain”, ndërsa më pas nisi “Home” e Michael Bubble.

Festa vazhdoi gjatë me muzikë të përzgjedhur nga DJ Dirty dhe Dj Gamble, dhe interpretime live të këngëtarëve të ftuar, Zeni dhe banda e tij dhe Energy Band. Një nga pjesët më të veçanta të kësaj feste ishte afterparty pas përfundimit të darkës, kur të gjithë u zhvendosën buzë detit, në mjedisin e ndriçuar me qirinj dhe fishekzjarre deri në të gdhirë./panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb