Ishte ndeshja kundër Realit të Madridit, në minutën e fundit të lojës, kur Lionel Mesi pas një askioni spektakolar të Barcelonës, shënoi në frymën e fundit dhe i dha fitoren ekipit të tij. Akoma më fantastik ishte festimi i golit, ku hoqi fanelën dhe ia drejtoi tifozëve të Realit, duke i treguar kështu edhe gjithë botës për magjinë e tij.

Por tashmë, që nga ajo ndeshje në sezonin e kaluar, të shumtë kanë qenë yjet e tjerë që kanë ndjekur argjentinasin. Ronaldo, Ikardi, por edhe Maradona së fundmi. Festimi i ‘pleshtit’ i ka fiksuar të gjithë. /PanoramaSport/

mesi-festimi-

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: