SHBA– Një mësuese 27-vjeçare rrezikon 20 vite burg, pasi ndaj saj ka dyshime se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 17-vjeçar.

‘Daily Mail’ shkruan se Sarah Fowlkes, e martuar, është pezulluar nga shkolla e saj në Teksas.

Policia thotë se ka gjetur prova, që vërtetojnë se ata kanë kryer seks. Të njëjtat burime theksojnë se si prova konkrete janë gjetur disa mesazhe që tregojnë se ata ishin në një lidhje të fshehtë. Sakaq, nëse mësuesja shpallet fajtore, rrezikon deri në 20 vite burg.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: