Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, nuk i ndal sulmet e denoncimet ndaj anëtarëve të qeverisë.

Në faqen e tij në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike këtë herë e ka kapur me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir  Beqaj.

Në foto duket ministri Beqaj në një qendër tregtare duke bërë shopping.

“Beqja në një nga butikët më të superkushtueshëm në Piazza Duomo të Milanos,” shkruan Berisha bashkangjitur fotos.

Si duket, ministri Beqaj po relaksohet paksa pas përfundimit të situatës së vështirë në vend për shkak të motit të keq dhe epidemisë gripale që bëri të mbylleshin shkollat e kopshtet për 10 ditë. Megjithatë nuk dihet me saktësi se kur është shkrepur foto.

15965211_719465258214384_781226523120246391_n

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: