Të shtunën Manchester United arriti të triumfonte përballë një kundërshtari direkt siç është Liverpool falë dy golave të Marcus Rashford. Një meritë jo të vogël për këtë fitore kishte mbrojtësi i krahut Ashley Young që arriti të “zhdukte” nga fusha 1 nga 2 sulmuesit më të mirë të “Premier League”, Mohamed Salah.

Pas ndeshjesh rrjetet sociale e kanë ngritur në piedestal futbollistin e United, duke krijuat mjaft ‘meme’ që vinin në lojë egjiptian e Liverpool.

Së fundmi është vetë Ashley Young i cili nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale e ka çuar në një tjetër nivel shakanë me Mohamed Salah. Young shkruan: “Mjaft më pyetët! Ai nuk është në xhepin tim, betohem që nuk është.”
young-salah
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb