TIRANË- Ish-banori i Big Brother 1, Shkëlqim Brushulli është ndarë nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur vajza e tij, Esmeralda, përmes një postimi në “Facebook”. 

Shkelqim Brushulli

“Me keqardhjen dhe lëndimin e humbjes të njeriut më të dashur. Ju njoftoj humbjen e të ndjerit Shkëlqim Brushulli, babait tim”, shkruan ajo.

Shkelqim Brushulli (2)

Brushulli ka qenë pjesmarrës në Big Brother Albania 1 por që prej pjesëmarrjes në këtë show ai nuk ka pasur angazhime të tjera publike. Ish-banori i BB, kishte studiuar në Akademinë e Rendit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb