SHBA – Daljen e parë publike, që pas dhënies së lajmit se po pret dy binjakë, Beyonce e bëri të dielën, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” në Los Angeles.

Këngëtarja performoi në skenë e veshur me një fustan transparent ngjyrë ari dhe me nëj palë bikini, që tregonte format e reja trupore dhe barkun e madh.

Beyonce, e cila, pavarësisht 9 kandidaturave, e mbylli mbrëmjen vetëm me dy çmime: albumi më i mirë kontemporan dhe videoklipi më i mire. Këngëtarja, e cila është shtatzënë, u shfaq me një performancë ambicioze dhe komplekse me këngët e saj “Love Drought” dhe “Sandcastles”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: