Në ekipin e Elbasanit asgjë nuk duket se po shkon normalisht. Pas 13-të javësh në kategorinë e parë renditet në vendin e parafundit në grupin B, por edhe në anën administrative asgjë nuk është në rrugën e duhur.

Në pritje të pronarëve të rinj anglezë, sot futbollistët e Elbasanit janë detyruar që edhe kushtet në fushën ku stërviten duhet t’i mundosojnë personalisht. Dëshmi e këtij konstatimi janë dhe këto foto të siguruara nga “BalkanWeb” që tregojnë ambientet sportive në Elbasan ku do të stërvitet skuadra.

Ndonëse në vitet e fundit ka patur disa lëvizje në drejtim të kësaj fushe, duket se ato kanë prekur vetëm kombëtaren dhe ekipet e superiors, pasi kushtet në kategoritë më të ulëta janë skandaloze.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb