Disa foto të veçanta të shtëpisë verore të ish-liderit sovjetik Josef Stalin janë bërë publike në mediat e huaja. Ishte pikërisht kjo shtëpi ku Stalini zgjidhte të “arratisej” nga sytë e publikut larg vëmendjes së të gjithëve kur kalonte pushimet.

E fshehur në thellësi të pyllit në liqenin Ritsa në Abkhazia, një rajon autonom i Gjeorgjisë, kjo shtëpi luksoze vështirë se mund të gjehej nga të tjerët. E ndërtuar në vitin 1947,  shtëpia e pushimeve ose “dacha” siç njihet në rusisht ishte shtëpia e diktatorit komunist dhe familjes së tij gjatë muajve të ngrohtë të verës.

Historianët besojnë se rreth 20 milionë njerëz janë ekzekutuar nën urdhrat e Stalin. Në vitet ’20 miliona vetë u vranë, e disa u dërguan në Siberi, ose vdiqën nga uria në tokën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: