Neymar i cili vazhdon rikuperimin në Brazil pas atij dëmtimi serioz ku theu metarsalin e pestë të këmbës së djathtë ka filluar të të ecë pa paterica. Për futbollistin më të shtrenjtë në botë ishte parashikuar një ndalesë 3 mujore dhe tani ai duket se është na fazën e fundit për t’u kthyer në fushë.

Trajneri i PSG Unai Emery ka sugjeruar se Neymar do të jetë në gjendje të rikthehet përpara fundit të sezonit, megjithëse 26-vjeçari thotë se pritet të bëjë një ekzaminim të fundit më 17 maj, çka do të thotë se nuk do të fillojë stërvitjen përpara asaj date.

Me ndeshjen e fundit të PSG që do të luhet më 19 maj, është e sigurt që ai nuk do të luajë më te PSG për këtë sezon.

Por gjithsesi ai është duke bërë progres teksa ka postuar një video në Instagram duke shkruar: “Mirupafshim paterica.”

neymar-off-crutches

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb