Në bregdetin e qytetit kroat Orebicit, është shfaqur një krijesë misterioze, për të cilin përdoruesit e rrjetit social pohojnë se mund të jetë një lloj balene, të cilën e ka sjellë deti gjatë erërave të fuqishme.

Portali kroat index.hr, raporton se krijesa është rreth pesë metra e gjatë dhe peshon mbi njëqind kilogramë. Krijesa është fotografuar nga një përdorues i Facebook Ivica Trojanoviç. Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb