TIRANE- Shumë pak ishte dëgjuar për të deri ditën kur kryeministri Rama vendosi ta emërojë zv.kryeministre. Po flasim për Senida Mesin, emri i së cilës u artikulua në media gjatë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare ku fitoi mandatin e deputetes në Qarkun e Shkodrës nën siglen e Partisë Socialiste.

Që nga e diela e 27 gushtit shumë gjëra pritet të ndryshojnë për Senidën. E ndërsa ajo bëhet gati të hyjë në kryeministri si zëvendësja e Ramës, shtohet kurioziteti i publikut për jetën e saj.

BalkanWeb ka vendosur të tregojë anën tjetër të zyrtares së lartë. Krahas angazhimit në politikë, duket se Senida i përkushtohet dhe kalon shumë kohë me familjen e saj, fotot e të cilëve i poston në rrjetet sociale.

Ajo është nënë e tre fëmijëve, një djali adoleshent, një vajze simpatike pak më të vogël në moshë dhe një tjetër djali ende vogëlush. Së bashku me bashkëshortin, Artan Mesin, çifti duket se i kushton shumë kohë fëmijëve të tyre.

Në fotot që poston zëvendësja e Ramës shihet e veshuar ‘casual’, apo me kostum sportiv. Në disa raste ajo nuk përdor make-up dhe mban flokët e kapura.
10592844_10204364734899793_4743126860186798664_n

18699824_10207025152505748_3800602653182859637_n

20638235_10213177166325071_6125669532296755866_n

16298611_10211323278899044_7862207862229851377_n
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: