Mustaqet e paprera që prej 47 vitesh të 80 vjeçarit Necati Çelik që njihet edhe me epitetin “Necati Pala” i cili jeton në qytetin Çankırı të Turqisë, kanë arritur 2 metra e 60 centimetra, raporton Anadolu Agency (AA).

Çelik, mustaqet e tij që nuk i ka prerë që nga viti 1970, ku pasi u zgjatën goxha vendosi t’i bëjë gërshet para 7 vitesh. Ai çdo mëngjes kur zgjohet kujdeset për mustaqet që kanë arritur në 2 metra e 60 cm ku dhe herë pas here ai i lyen ato.

Çelik është shprehur se në vitin 1970 kur vajti në Gjermani për të punuar ishte nevrikosur me modën e zgjatjes së flokëve dhe nisi të rriste mustaqet e tij. Ai ka treguar më tej se pas 16 vitesh qëndrimi në Gjermani është kthyer në Çankırı, duke jetuar me të ardhurat nga restorant që ka hapur.

Pasi ka treguar se ka nisur të zgjasë mustaqet në Gjermani dhe ka vazhduar gjithashtu edhe pas kthimit në Turqi, Çelik tha se “Të gjithë më kundërshtuan kur unë nisa të zgjasja mustaqet e mia në Gjermani. Më thanë ‘këtu zgjaten flokët jo mustaqet, priti ato’. Për inat unë i zgjata edhe më shumë ato.”

Ndër të tjera Çelik ka vënë në dukje se në vitin 1986 në Ankara u zhvillua një konkurs për mustaqet ku ai u zgjodh i pesti, ku pasi nuk i ka pëlqyer Gjermania u kthye përgjithmonë në Turqi.

“47 vite nuk janë pak, nëse ka ndonjë kundërshtarë është i mirëpritur”

Duke theksuar se pasi doli në pension u vendos në fshatin Sivricek në rajonin Kurşunlu, Çelik shprehet se “Në fshat jetoj bashkë me bashkëshorten time. Në hyrje të shtëpisë kam vendosur shkrimin ‘vendi i Pala Necati-t kampionit botëror të mustaqeve’. Ka nga ata që vijnë e më vizitojnë këtu. Në vitin 2010 i bëra gërshet mustaqet. Nëse i lë të lira takojnë në tokë. I kam gërshetuar veçanërisht se mund të ngecin me ndonjë vend. Ndërsa kur eci i vendos në qafë mustaqet e mia.”

Çelik ka pretenduar se ka mustaqet më të gjata në botë dhe shprehet se “ofroj sfidë. Unë kam mustaqet më të gjatë në botë. Nëse ka ndonjë person që i ka më të gjata se unë mustaqet le të urdhërojë. 47 vite nuk janë pak, nëse ka ndonjë kundërshtarë është i mirëpritur.”

Pasi thekson se ata që e shikojnë me mustaqe të gjatë në qytetet e mëdha e ndjekin, Çelik tha se “Kryesisht nga të rinjtë nuk mund të shpëtoj. Marrin telefonin dhe më vijnë pranë për të dalë në foto. Edhe unë nuk kundërshtoj, dal dhe pozoj bashkë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb