KOLUMBI- Një ndër rezidencat më të famshme të Pablo Escobar është rezidenca e tij në Puerto Trifuno. Edhe pse sot ky kompleksi gjigant, i cili gjendet në bregdetin Kartagjenas, nuk e ka madhështinë dhe luksin që kishte dikur. Së fundmi ky vend është vizituar nga shkrimtari Luke Spencer, i cili publikoi disa fotografi të kompleksit luksoz, tashmë të braktisur dhe të dëmtuar të “El Patron”. Këtu Escobar, kishte pishina, kopshtin zoologjik personal madje edhe dushin nga ari.
Kjo tokë, e cila pas vdekjes së Escobar kaloi në pronësi të qeverise kolumbiane është lënë totalisht në harresë. Në fund të viteve 1980-ta, mbreti i drogës, Pablo Escobar, në kulmin e karrierës së tij kriminale, kishte pothuajse 60 milionë dollarë të hyra brenda ditës dhe kishte në pronësi të tij më shumë se 800 prona.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: