Klubi i Skënderbeut është fare pranë zyrtarizimit të titullit në Superligë por humbja që ekipi ka pësuar sot në transfertë kundër Laçit ka irrituar në maksimum tifozët.

Pak para fundit të pjesës së parë ekipi i udhëhequr nga Ilir daja ishte në avantazhin e dy golave, por deri në minutën e 65-t të takimit vendasit arritën të përmbysnin rezultatin.

Ky mesa duket është edhe fakti që ka bërë të shpërthejnë tifozët e Skënderbeut. Në faqen e klubit, menjëherë sapo është shpallur rezultati i takimit tifozët kanë shprehur dufin e tyre me komente.

Disa prej tyre aludojnë se kjo sfidë edhe mund të jetë e stisur. Më poshtë disa nga komentet.

komentee

komentii

1SK

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb