SHBA- Kur i gjithë stafi i Presidentit amerikan po bënte gjithçka që ishte e mundur për t’i siguruar votat e Kongresit që i duheshin për ta kaluar Ligjin për sigurimet shëndetësore, vërehej një mungesë e madhe për më shumë se një javë. Ai që mungonte ishte dhëndrri i Trump dhe burri i Ivankas, Jared Kushner.
Ai, bashkë me gruan e tij, kishin shkuar për ski diku në një resort në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata ishin fotografuar nga paparacit duke e shijuar pushimin, ndërkohë që Donald Trump në Washington pësoi një nga disfatat politike më të rënda prej ardhjes së tij në krye të shtetit.
Sipas burimeve të CNN nga Shtëpia e Bardhë, Trump ishte shumë i nervozuar që një nga këshilltarët më të rëndësishëm të tij nuk ishte pranë tij në ato momente të vështira për tërë stafin e tij. Ligji që Trump po tentonte të kalonte ishte ai për sigurimet shëndetësore, me të cilin parashihej të zëvendësohej ligji i ish-Presidentit Barack Obama i ashtuquajtur “Obamacare”.

Screenshot_1

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: