Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës tre vite më parë, Erion Veliaj, e ka kthyer në një traditë të bukur takimin me fëmijët e vegjël dhe nxënësit e shkollave, aq sa shumë prej tyre vijnë tashmë edhe nga qytete të tjera.

I veshur me bluzën sportive me Batman, Veliaj mirëpriti në zyrën e tij nxënësit e shkollës “Effata”, të cilët kishin ardhur posaçërisht nga Lezha për t’i dhuruar një pemë. Kjo dhuratë ka surprizuar jo pak kryebashkiakun Veliaj, i cili në postimin në twitter, e cilëson si dhuratën më të mirë që i është bërë. “Shumë faleminderit grupit të nxënësve nga Lezha! Mirënjohje për vizitën, por dhe për pemën e bukur – s’mund të kishte dhuratë më të mirë! Suksese shkollës “Effata” e gjithë motrave katolike që shërbejnë aty! #VizitëNëBashki #BatmanForever”, shkruan Veliaj. Ky i fundit, i cilëson fëmijët si avokatët më të mirë për të ndikuar te prindërit lidhur me projektet e ambicioze për transformimin e kryeqytetit.
Tirana krenohet gjithashtu, edhe për një “Këshill bashkiak fëmijësh”, aty ku të vegjlit takojnë kryetarin e Bashkisë, diskutojnë me të dhe përgjigjet që marrin, i përcjellin edhe tek bashkëmoshatarët e tyre në klasë.

Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme fëmijëve, duke mos u limituar thjesht në kujdesin për mirëmbajtjen e kopshteve, shkollave, këndeve të lojërave etj, por me përkushtim të përditshëm për të rritur qytetarë të përgjegjshëm e gjithmonë e më të informuar.
DbD3MSjXUAAsmYU

DbD3MSkWsAEtNQr

DbD3MSYW0AAXsH6
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: