E kanë quajtur “Flipper”, karabinierët operacionin anti-drogë që ka çuar në arrestimin e 18 personave, italianë, shqiptarë, rumunë e tunizianë të moshave nga 20 deri në 50 vjeç të cilët akuzohen se shpërndanin drogë në zona të ndryshme në Ragusa. Bëhet fjalë për 4 grupe të organizuara.

Kanë qenë 90 karabinierë të përfshirë në operacion, me mbështetjen edhe të njësisë së helikopterëve që kanë monitoruar nga ajri në Ragusa, Comiso dhe Santa Croce, vendet kur droga derdhej si lum, sidomos mes të rinjve, siç kanë denoncuar prindërit e tyre.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit italianë Alessandro Avola, Marco Marante, Ciro Chillano, Daniele Vasquez dhe Enrico Scenna, të gjithë të arrestuar në flagrancë, ndërsa iu janë gjetur edhe sasi të ndryshme kokaine e marijuane gati për ta shitur me pakicë në sheshet kryesore. Dy prej shqiptarëve të arrestuar janë Elvis dhe Alandro Maloku.

Daniele Vasquez në tentativë për t’i ikur ushtarakëve, pasi kishte fshehur drogë në vendet intime, u përpoq të arratisej me një motor, duke aksidentuar edhe një karabinier.

Një tjetër person nga Ragusa ka përfunduar në pranga, Alessandro Avola është kapur në befasi me gati 500 gram marijuanë që e kishte blerë me një bashkëpunëtor nga Catania.
Në grupin e shpërndarjes së Comisos, bënte pjesë mes të tjerëve edhe Francesco Cilenti, ndërkohë që bregdeti ishte nën patronazhint e grupit që përfshinte edhe Mario Dinicolan, i cili furnizohej nga Vito Lo Magno, një person që kishte sjellë 4 kilogramë hashash nga Palermo.

Dinicola ishte kapur me 1.7 kg hashash dhe 1000 euro. Në Scoglitti u arrestua në fund Carmelo Leone.
Katër grupet e shpërndarësve të drogës janë çmontuar falë një pune të gjatë hetimore në 3 vende, ku janë bërë edhe vëzhgime në terren, përgjime ambientale dhe telefonike që kanë bërë të mundur që karabinierët të kapnin në flagrancë një pjesë të mirë të 18 të arrestuarve, të cilëve iu shtohen edhe 14 subjekte të tjerë, ndaj të cilëve janë caktuar masa të tjera sigurie, 5 persona të denoncuar dhe 38 të tjerë të sinjalizuar si përdorues droge.

TË ARRESTUARIT
1. Andrea Ferrera, 31 vjeç, nga Ragusa;
2. Mirko Ferrera, 24 vjeç, nga Ragusa;
3. Elvis Maloku, 19 vjeç, shqiptar;
4. Alandro Maloku, 22 vjeç, shqiptar;
5. Alessandro Avola, 38 vjeç, nga Ragusa;
6. Daniele Vasquez, 40 vjeç, nga Ragusa;
7. Enrico Scenna, 38 vjeç, nga Ragusa;
8. Mario Dinicola, 44 vjeç, nga Ragusa;
9. Vito Lo Magno, 49 vjeç, nga Calati;
10. Carmelo Leone, 42 vjeç, nga Ippari;
11. Alessio Garozzo, 27 vjeç, nga Ragusa;
12. Vincenzo Scenna, 19 vjeç, nga Ragusa;
13. Francesco Cilenti, 31 vjeç, nga Comiso;
14. Marian Lucian Codreanu, 25 vjeç, rumun;
15. Ayman Sokmani, 22 vjeç, nga Comiso;
16. Zisa Giovanni, 50 vjeç, nga Santa Croce-Camerina;
17. Hassen Ouadah, 30 vjeç, tunizian;
18. Grami Fathi, 32 vjeç, tunizian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: