Tefik Osmani ka mbajtur premtimin që u kishte bërë tifozëve për kualifikimin në grupet e Ligës së Europë dhe sot do ta bëjë realitet atë. Para stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, ka filluar të ndërtohet skena për atë që do të jetë një tjetër “festë birre” në qytet, këtë radhë e organizuar nga mbrojtësi i korçarëve.

Korca-2

Para stadiumit janë vendosur 20 fuçi me birra “Korça”, prodhimin më përfaqësueses të qytetit, me të cilin Osmani ka vendosur të festojë bashkë me tifozët e skuadrës në ndeshjen që hap sezonin futbollistik për korçarët, atë ndaj Mamurrasit, shkruan Panorama Sport.

Korca-4

“Dua ta bëj gëzuar me të gjithë”, premtoi mbrojtësi korçar dhe sot do të ketë mundësinë ta bëjë me të gjithë ata që do të ndjekin ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Mamurrasit e cila fillon në orën 16:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb