“Arena Kombëtare” e cila do jetë shtëpia e re e Kombëtares së Shqipërisë po merr formë. Punimet për ndërtimin e stadiumit po ecin me ritme të shpejta dhe kompania përgjegjëse që ka marrë përsipër ndërtimin e impiantit më modern në vendin tonë, është brenda afateve të përcaktuara në kontratë.

Pas afërsisht dhjetë muajve nga fillimi i punimeve, për herë të parë po punohet mbi sipërfaqen e tokës. Arena që po ndërtohët në zemër të kryeqytetit më në fund po fillon të duket si në projekt, kur kanë mbetur edhe 1 vit e 2 muaj kohë nga përfundimi i afatit.
arena kombetare 1arena kombetare 2
Në momentin kur “Arena Kombëtare” të inagurohet, do ketë një kapacitet prej 22,500 vendesh të ulura, ndërsa po punohet që sfida hapëse të jetë e rangut të një “Superkupe Europe”, konkretisht ajo e 2018-ës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb