TIRANE – Tifozët e flaktë të Partizanit kanë braktisur ekipin e tyre sot pasi po humbet 1-0 përballë Kamzës.

Duket se “Ultras Guerrilsat” e Partizanit mendojnë se ekipi i tyre po i lë vetë ndeshjen Kamzës, së cilës i duhet patjetër fitorja për të mos rënë një kategori më poshtë.

Kur kanë mbetur edhe disa minuta nga përfundimi i ndeshjes, stolat e “Selman Stermasi” janë boshatisur.

Goli nga Kamza u shënua në minutën e 49’ nga Resi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: