BRITANI E MADHE – Për një foto gati sa nuk rrezikoi jetën. Norman Ord ndodhej në Merseyside të Anglisë e cila është një barkë piratësh, kur prapa tij është përplasur një valë e gjatë afro dhjetë metra.

Burri 59-vjeçar që ka qenë i fokusuar në kuadrin e aparatit, fatmirësisht ka shpëtuar pa u lagur megjithëse uji i hedhur me fuqi ka mundur ta rrëmbejë te poshtë.

Këtë moment e ka kapur miku tij Jan Peddie, që e ka bërë fotografinë në momentin kritik. “Sa herë që bie shi dhe deti trazohet, ne shkojmë që ta shohim varkën e piratëve, për të parë a e ka mbuluar uji dhe nëse gjithçka është në rregull. Por, unë nuk mendova se mund t’i ndodhte diçka mikut tim”, ka thënë Jad.

Ndërsa Norman ka thenë se nuk e kishte mendjen fare tek vala dhe se ishet përqendruar tek varka. “Isha shumë i përqendruar se çfarë po ndodhë dhe as që e vërejta valën prapa. Kur pashë foton u frikësova pak”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb