Përplasjet e dhunshme kanë ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Partizanit dhe Zrvena Zvezda që përfundoi me rezultatin 1-1. 17 të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ky mësohet të jetë bilanci i dhunës që shpërtheu dje mes tifozëve në derbin e Beogradit.

Beograd 2

Përplasja mësohet se nisi në momentin kur disa mbështetës të Crvena Zvezdas kaluan në një nga sektorët ku ishin akomoduar ultrasit e Partizanit, e pikërisht pas reagimit të këtyre të fundit situata për disa momente doli jashtë kontrollit.

Beograd 3

Ndeshja u ndërpre për 10 minuta, kohë gjatë së cilës tifozëritë dhuruan “spektakël” me përplasjen mes tyre, duke i detyruar forcat e rendit të ndërhynin dhunshëm për të shmangur më të keqen. /PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/video-perleshja-ne-derbin-e-beogradit-ja-bilanci-i-te-plagosurve/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb