Ndërsa në Shqipëri opinioni sportiv është ndarë në dy grupe mes atyre që mbështetin Taulant Xhakës dhe atyre që mbështetin Xhani De Biazin në polemikën e shpërthyer së fundmi, vetë lojtari në qendër të kësaj tymnajë është shfaqur në stërvitje me Bazelin.

xhaka bazel

Xhaka, bashkë me 9 lojtarë të tjerë të Bazelit ka zhvilluar sot disa teste fizike gjatë paradites, si për të treguar se ishte në formë të shkëlqyer dhe mund të kishte dhënë shumë mirë kontributin e tij për Kombëtaren në Palermo.

xhaka bazel

Për mediat zvicerane, kjo është cilësuar si një surprizë e vërtetë, pasi u dukej e pakuptimtë që kolegët e Xhakës te Bazeli të luajnë me shpresën që të ftohen nga Kombëtarja, ndërsa Xhaka që e ka një ftesë të tillë në xhep, thjesht e refuzon atë./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: