Kombëtarja e Norvegjisë është stërvitur paraditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” para se nesër të përballet në ndeshjen miqësore me Shqipërinë.

Por kushtet të cilat kanë gjetur në këtë impant ka befasuar jo për mirë kampin norvegjez. Në një intervistë për mediat nordike ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke u penduar për këtë zgjedhje.

“U stërvitëm në një gropë me llucë, e kam seriozisht”, tha lojtari i Celltic, Cristofer Ajer, i cili shihet si një nga yjet e të ardhmes së Norvegjisë. Jemi me fat që nuk do të luajmë këtu nesër”.
celltik
“Kushtet e fushës ishin absolutisht të tmerrshme. Nëse më duhet të zgjedh mes një fushe të tillë dhe asaj me bar artificial, unë zgjedh atë me bar artificial”, tha Markus Henriksen, mesfushori i Hull City në ‘Premier League’. “Kishte shumë kohë që nuk stërvitesha në një fushë kaq të keqe”, e mbyll ai.
premier
Kujtojmë që “Selman Stërmasi” ka mirëpritur një numër të madh ndeshjesh kohët e fundit. Vetëm dy ditë më parë aty luajtën shpresat e Shqipërisë, por ndikuar edhe nga shirat e vazhdueshëm situata lë me të vërtetë shumë për të dëshiruar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb